Sport

Mesfushori Pogba, mesazh për drejtuesit e United: “Dua të qëndroj në Manchester!…”

21 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Mesfushori Pogba, mesazh për drejtuesit e United: “Dua të

ANGLI – “Nëse qëndroj te United? Po, po argëtohem këtu”. Paul Pogba dërgon sinjale të rëndësishme për të ardhmen e tij.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Atalantës, e vlefshme për ditën e tretë të fazës së grupeve të Champions League, mesfushori francez ka sqaruar pozicionin e tij.

Kontrata që e lidh atë me klubin anglez do të përfundojë në fund të këtij sezoni. Por vullneti i ish-lojtarit të Juventusit, me ato çfarë tha, duket i qartë… ai dëshiron të rivonojë kontratën me Manchester United.

Pogba, i lënë në stol nga trajneri Solskjaer në fillim të ndeshjes kundër bergamaskëve, hyri në pjesën e dytë dhe kontribuoi në rikthimin e rezultatit për vendasit. Fitorja erdhi falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

“Cristiano është Cristiano dhe ai shënoi një gol në mënyrën e tij, si kundër Villarreal. Ishte një “dejà vu”. Po flasim për një lojtar që të gjithë e njohin, një kampion të klasit botëror. Çfarë mund të thuhet për të? Ne vetëm mund të respektojmë atë.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo ishte një “dejà vu” kontratën me manchester united mesfushori francez paul pogba si kundër villarreal champions league cristiano ronaldo ishte një “dejà vu” kontratën me manchester united mesfushori francez paul pogba si kundër villarreal

Sondazh

Poll