Sport

Henry “harron” Messin, ja kush është lojtari më i mirë që francezi ka luajtur

20 Tetor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Henry “harron” Messin, ja kush është lojtari më i

ANGLI– Thierry Henry është rikthyer të flasë edhe një herë për karrierën e tij,por jo vetëm. Sulmuesi francez ka luajtur me shumë kampionë, duke përfshirë edhe Leo Messin. Të dy kanë qenë shokë skuadre te Barcelona në sezonet 2007-2010 ku fituan gjithçka me fanellën katalanase. Megjithatë ish-sulmuesi francez nuk e përzgjodhi argjentinasin si një ndër lojtarët më të mirë që ai ka luajtur.

Në vend të Messit, Henry u përgjigj menjëherë se Dennis Bergkamp ishte lojtari më i madh që ai kishte si shok skuadre gjatë karrierës së tij si lojtar.Henry e bëri deklaratën i ftuar në ndeshjet e së martës së Champions League.
Prezantuesja e programit Kate Abdo e pyeti francezin.

“Kush është lojtari më i mirë që keni luajtur së bashku?”Henry u përgjigj menjëherë: “Dennis Bergkamp.”Abdo më pas u përgjigj: “Jo Messi?” Henry i qëndroi përgjigjes së tij dhe u shpreh vetëm për mesfushorin holandez.Henry dhe Bergkamp fituan dy tituj të Premier League, dy FA Cup dhe ndihmuan Arsenalin të arrinte finalen e parë të Champions League në vitin 2006.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenal barcelona henry messi arsenal barcelona henry messi

Sondazh

Poll