Sport

Schmeichel: “Sancho ndjen peshën e investimit, por duhet të besojë se është si CR7”

20 Tetor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Schmeichel: “Sancho ndjen peshën e investimit, por duhet të

ANGLI – Peter Schmeichel, portieri historik i Manchester United dhe i kombëtares daneze, ka folur për Jadon Sancho, ndaj të cilit pritshmëritë janë mjaft të larta në përpjesëtim me shumën e paguar për ta blerë atë nga Borussia Dortmund.

“Eshtë një shifër shumë, shumë e lartë dhe duket se është shumë e rëndë për të tani. Por ai duhet të shikojë Ronaldon dhe t’i thotë vetes, se mund të jetë aq i mirë sa është ai dhe se ai i ka talentin dhe aftësitë që duhen për ta bërë këtë.”

Schmeichel pastaj foli për CR7: “Ai është në formë fantastike dhe kjo sepse ai e merr futbollin shumë seriozisht. Ai ha, fle, pi dhe stërvit në mënyrën e duhur, e gjithë jeta e tij sillet rreth futbollit. Mbaj mend kur erdhi Cantona: ai solli diçka ndryshe, ai i bëri gjërat ndryshe ”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia dortmund cantona jadon sancho manchester united peter schmeichel portieri historik ronaldon borussia dortmund cantona jadon sancho manchester united peter schmeichel portieri historik ronaldon

Sondazh

Poll