Sport

Gëzohet për golin e skuadrës kundërshtare, lojtari hetohet për trukim të ndeshjes

20 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Gëzohet për golin e skuadrës kundërshtare, lojtari hetohet

UKRAINË– Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Serinë B të kampionatit ukrainas. Në ndeshjen Uzhgorod-Kremin Kremenchuk, lojtari Vitaliy Boyko, që aktivizohet me Kremin festoi për një gol shënuar,por jo për skuadrën e tij.

 

Investigation opened in Ukraine after FC Kremen player Vitaly Boyko celebrated his team conceding a goal.
The player (No 18) claims it was frustration, not celebration: “How could I cheer for our opponents after spending 20 hours in a bus to get here?” pic.twitter.com/kAAsaJm51N

— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) October 15, 2021

Takimi përfundoi 1-0 për vendasit, por festa e mesfushorit shkaktoi një habi, te gjithë shokët e skuadrës.Pas pamjeve të publikuara, Komisioni i Disiplinës vendosi të hapë një hetim duke akuzuar lojtarin për trukim të ndeshjes. Ndërkohë, ai mohoi çdo lloj akuze.

“Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen, do të shihni që unë ngre duart dhe zemërohem edhe më shumë. Unë absolutisht nuk jam i kënaqur me atë që ndodhi. Si mund të gëzohet një person që ka udhëtuar 20 orë në autobus për një gol të një ekipi tjetër? Ndoshta ishim shumë të lodhur. Ne shkuam në Uzhgorod për të fituar dhe për të marrë tre pikët. Por kështu është futbolli “.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ukraine uzhgorod vitaliy boyko ukraine uzhgorod vitaliy boyko

Sondazh

Poll