Sport

Lazio, përshëndetje fashiste dhe kore për Duçen! Pronari i shqiponjës Olympia bën…

20 Tetor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Lazio, përshëndetje fashiste dhe kore për Duçen! Pronari i

ITALI-Shpesh dhe me dëshirë hasim në rrjetet sociale video të regjistruara me smartphone, të cilat përjetësojnë situata që deri më tani u kanë shpëtuar kamerave gjatë ndeshjeve të Serie A. Një fakt që rrezikon të ngrejë polemika të pafundme është pronari i shqiponjës Olympia, simbolit të Lazios.

Juan Bernabe në përfundim të ndeshjes kundër Interit, ka bërë përshëndetjen fashiste në drejtim të ultrasve të Lazios, këto të fundit kënduan me zë të lartë “Duce, duce”. Një situatë fatkeqe për Lazion që verën e kaluar duhej të merrej me ultrasit pas rastit të Elseid Hysaj-t me këngën “Bella ciao”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport itali lazio itali lazio

Sondazh

Poll