Sport

Plasin gjobat për klubet e Superiores! Komisioni i Disiplinës i vë fajin… tifozëve

20 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Plasin gjobat për klubet e Superiores! Komisioni i Disiplinës i

SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës ka shpërndarë sot përsëri vendimet për ngjarjet e javës në Kategorinë Superiore, ose më saktësisht, gjobat përkatëse. Sjelljet e tifozëve dhe stema e munguar e sponsorit në fanellat që mbajnë klubet në kampionat kanë bërë që Disiplina të ndëshkojë Tiranën, Teutën e Partizanin, me durrsakët e dënuar dyfish.

Ndërkohë, kishte një sërë vendimesh edhe për kategoritë më të ulëta deri në futbollin e moshave, ku spikatin ato për ngjarjet e dhunës që shpërthyen në ndeshjen Memaliaj-Albpetroli të Kategorisë së Dytë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Shkumbini, Mikel Kosta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FC Besa, Taulant Guma, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Labëria FC, Zoi Meço, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fshf komisioni i disiplines fshf komisioni i disiplines

Sondazh

Poll