Sport

Pique, “talismani” i Barçës, gol ndaj Dinamo Kiev dhe rekord në Champions

20 Tetor 2021, 18:58 Nga DOSJA
Pique, “talismani” i Barçës, gol ndaj Dinamo Kiev dhe

SPANJË-Barcelona merr fitoren e parë në Champions League duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në raundin tjetër. Ekipi i Koeman fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj ukrainasëve, me Pique që ishte autori i golit të vetëm në minutën e 36′.

Në pjesën e dytë Barcelona u përpoq përsëri, kësaj rradhe për ta thelluar rezultatin, por pa sukses. Depërtimet e rrezikshme të Coutinho dhe Ansu Fati nuk arritën dot të finalizoheshin si duhej, duke e lënë rezultatin përfundimtar në 1-0.Gerard Piqué ka hyrë në historinë e Championsit. Mbrojtësi shënoi golin e 16-të në karrierën e tij duke kaluar Sergio Ramos me 15.

Në ndeshjen tjetër, Salzburg është ngjitur në krye të grupit G pas një fitoreje 3-1 kundër Wolfsburg. Siparin e golave e hape Adeyemi në minutën e 3′ që shfrytëzoi një pasim të mirë midis linjave duke e çuar topin në pjesën e majtë të kuadratit duke mposhtur edhe portierin kundërshtar.Pak minuta më vonë, ekipi mik barazpeshoi rezultatin me anë të Nmecha.Në pjesën e dytë, Salzburg i mori përsëri çelsat e ndeshjes në dorë dhe dygolëshi i Okafor e perëndoi ekipin gjerman.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona champions league barcelona champions league

Sondazh

Poll