Sport

VIDEO/ Drejtori Osmani hedh ‘dorashkën’: “Derbin e kryeqytetit e fiton Tirana, 2-0!”

20 Tetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Drejtori Osmani hedh ‘dorashkën’: “Derbin e

TIRANE Pas pesë javësh kampionat, Tirana udhëheq Abissnes Superioren me 11 pikë dhe fitorja e kaluar me Teutën i ka dhënë një moral të lartë në prag të ndeshjes të së hënës, përballjes në derbin me Partizanin.

Në ndeshjet, ku bardheblutë kanë shkuar si pretendentë për shkak të pozitës në klasifikim, gjithmonë e kanë patur më të vështirë të marrin një rezultat pozitiv, por drejtori sportiv, Tefik Osmani, tregon se lojtarëve po mundohen t’i frenojnë euforinë.

“Jemi munduar shumë ta përjetojmë si ndeshjet e tjera të kampionatit. Lojtarët kanë për detyrë të stërviten mirë dhe të bëjnë atë që u thotë trajneri, më pas gjithçka është e sigurtë”.

Bardheblutë kërkojnë të shesin 100% të biletave, për t’i rikthyer derbit atmosferën që meriton, ashtu si është luajtur edhe më parë, përpara pandemisë, por për momenitn gjithçka mbetet pezull.

“Kemi nxjerrë në shitje biletat aq sa e lejon ligji dhe jemi në bisedime, që të bëjmë edhe ne një ndeshje me stadiumin plot, pasi derbi vërtet e meriton dhe këtë e dinë të gjithë. Ky derbi e ka treguar se e mbush stadiumin, prandaj shpresoj dhe besoj që do të marrim një përgjigje pozitive”.

Sa i vështirë është ky derbi për Tiranën?

“Neve që kemi luajtur futboll e dimë që derbi fitohet. Trajneri e ka shumë të lehtë të karikojë skuadrën. Gjithçka është në dorën e lojtarëve, janë ata që e vendosin një derbi.”

Një parashikim?

“Një parashikim?! Unë them që fitojmë 2-0”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport drejtori sportiv fitorja e kaluar me teutën ky derbi për tiranën në derbin me partizanin tefik osmani tirana udhëheq abissnes superioren drejtori sportiv fitorja e kaluar me teutën ky derbi për tiranën në derbin me partizanin tefik osmani tirana udhëheq abissnes superioren

Sondazh

Poll