Sport

Pesë të arrestuar në Belgjikë, sulmuan një tifoz të Cityt, i cili është në koma…

20 Tetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Pesë të arrestuar në Belgjikë, sulmuan një tifoz

BELGJIKE – Pesë persona u arrestuan, pasi një tifoz i Manchester Cityt ra në koma, pas një sulmi nga tifozët e Bruges në Belgjikë.

Guido De Pauw, 63 vjeç, është në gjendje të rëndë, pasi u përpoq të merrte shallin e tij nga një tifoz i Bruges, në një stacion shërbimi në Drongen, raporton ‘Manchester Evening News’.

Sulmi erdhi të marten në mbrëmje, pas fitores 5-1 të Manchester City ndaj klubit belg për Champions League.

63-vjeçari, anëtar i klubit të mbështetësve të “Qytetarëve”, ishte duke shkuar për në shtëpi, kur u ndal dhe u sulmua në një stacion benzine. Djali i De Pauw, Jurgen tha për ‘Manchester Evening News’: “Ai është në gjendje kome dhe në gjendje kritike”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘manchester evening news’ 63 vjeç champions league guido de pauw manchester cityt ‘manchester evening news’ 63 vjeç champions league guido de pauw manchester cityt

Sondazh

Poll