Sport

“El Pipita” gati për lamtumirën nga futbolli. Mediat japin lajmin, pa e zyrtarizuar…

20 Tetor 2021, 17:01 Nga DOSJA

ANGLI – Sipas “Sun Sport”, Gonzalo Higuan do t’i japi lamtumirën futbollit, sapo të përfundojë sezoni aktual. Nuk dihen shumë detaje të tjera nga ajo që ka vendosur sulmuesi argjentinas për mbylljen e karrierës së tij.

Mediat britanike theksojnë gjithashtu se gjendja e tij e dobët fizike e ka mbajtur atë jashtë fushave të lojës në disa prej ndeshjeve. Për herë të fundit, sulmuesi argjentinas ka luajtur me Inter Miami, me fanellën e të cilëve ka zhvilluar 35 ndeshje dhe shënuar 11 gola në vitin 2020.

Lamtumira e “El Pipitës” do t’i jepte fund një karriere të madhe për argjentinasin, ku ka zhvilluar 473 ndeshje dhe shënuar 251 gola. Në moshën 33 vjeç, ai mund të mburret se ka luajtur në ekipe të tilla si River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan apo Chelsea.

Gjithsesi, lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga sulmuesi argjentinas, ndërsa gjasat janë për një lamtumirë të mundshme në përfundim të këtij sezoni, pa një date të saktë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gonzalo higuan juventus me inter miami mediat britanike milan apo chelsea napoli real madrid river plate sipas “sun sport” sulmuesi argjentinas gonzalo higuan juventus me inter miami mediat britanike milan apo chelsea napoli real madrid river plate sipas “sun sport” sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll