Sport

Skandal në futbollin francez, lojtari përfshihet në prostituimin e të miturave

19 Tetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Skandal në futbollin francez, lojtari përfshihet në prostituimin

FRANCË-Një skandal ka përfshirë futbollin francez. Futbollist i Nimes është arrestuar me akuzën se drejton një rrjet prostitucioni për të miturat.Lojtari ka qenë në paraburgim që ditën e hënë. Siç shpjegon RMC, gjithçka ka filluar nga një ankesë e lojtarit.

Futbollisti shkoi në komisariat për të raportuar vjedhjen e makinës së tij luksoze dhe u shpreh se automjeti ishte vjedhur nga disa femra të reja. Ndërkohë, një vajzë u përpoq të shiste makinën e vjedhur në një konçensionar, por para se të shkonte u përballë me disa kriminelë në lagjen Pissevin, këto të fundit i morën makinën dhe e kërcënuan.

E frikësuar, vajza shkoi në komisariat dhe raportoi se çfarë kishte ndodhur. 17-vjeçarja, u tha agjentëve gjithçka që në fillim. Ajo shpjegoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale të paguar me futbollistin e Nimes, pronar i makinës, dhe se ishin dhe dy vajza të tjera që punonin për të.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport france nimes france nimes

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...