Sport

Newcastle frikëson! Premier League “ngre murin”, bllokon sponsorizimet nga Arabia

19 Tetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Newcastle frikëson! Premier League “ngre murin”, bllokon

ANGLI-Klubet e Premier League kanë bashkuar forcat kundër Newcastle për të parandaluar skuadrën angleze të lidh marrëveshje sponsorizimi me kompani arabe. Vendimi u miratua me 18 vota pro, me Newcastle kundër dhe Manchester City që abstenoi. Newcastle ka ambicie, por përpara ka një mal gjigand për të kaluar.Me vështirësi në gjetjen e një trajneri me profil të lartë, sauditët tani përballen me armiqësi nga klubet e tjera të Premier League.

Rregullorja e re do të ndalojë përkohësisht marrëveshjet që përfshijnë marrëdhënie ekzistuese biznesi. Newcastle, nga ana e tyre, tashmë ka bërë të ditur në takimin urgjent se ata e konsiderojnë ndryshimin e rregullave si anti-konkurruese.

Klubet angleze të nivelit të lartë kanë shprehur shqetësimin e tyre se Magpies mund të nënshkruajnë marrëveshje të favorshme sponsorizimi për të anashkaluar rregullat financiare të Fair Play. Sipas rregullave aktuale, klubet mund të kenë humbje deri në 105 milionë paund gjatë tre viteve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli newcastle premier league angli newcastle premier league

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...