Sport

Rooney, një tjetër kandidat për të udhëhequr Newcastle, në rast të largimit të Bruce

19 Tetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Rooney, një tjetër kandidat për të udhëhequr Newcastle,

ANGLI – Pankina e lëkundur e Steve Bruce te Newcastle ka të ngjarë të jetë një konstante për trajnerin 60-vjeçar. Me nokautin e fundjavës nga Tottenhami, “Magpies” janë të parafundit në renditje, me vetëm tre pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të zhvilluara.

Në mbrojtje të trajnerit aktual, duhet thënë se pronari i mëparshëm bëri shumë pak në sesionin e fundit të tregut, Joe Willock ishte blerja e vetëm te Newcastle. Kjo është edhe arsyeja, pse pronari i ri nuk preferoi të shkarkonte menjëherë trajnerin, megjithëse situata shqetësuese në klasifikim, mund të sugjeronte një ndryshim në pankinë.

Sipas asaj që u raportua nga “Chronicle”, ish-ylli i Manchester United, Wayne Rooney do të ishte ndër kandidatët e përshtatshëm për të ardhmen e afërt, i gatshëm për ta ndryshuar gjendjen e ekipit deri në fund të sezonit.

Ai aktualisht është në krye të Derby County, një klub që po përballet me probleme të mëdha financiare, aq sa është në pritje. Pikërisht si rezultat i kësaj situate, raportohet se Rooney mund të largohet në çdo kohë për të nisur një aventurë të re.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “chronicle” derby county ish-ylli i manchester united nokautin e fundjavës nga tottenhami steve bruce te newcastle wayne rooney “chronicle” derby county ish-ylli i manchester united nokautin e fundjavës nga tottenhami steve bruce te newcastle wayne rooney

Sondazh

Poll