Sport

Tirana kërkesë FSHF-s për të hapur stadiumin 100% për derbin!

19 Tetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Tirana kërkesë FSHF-s për të hapur stadiumin 100% për

TIRANE – Të hënën e ardhshme rikthehet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet në kryeqytet në stadiumin “Air Albania”. Pa dyshim që në këtë situatë krize financiare dhe aq më tepër për futbollin tonë, që zgjat prej vitesh, diçka e tillë jo vetëm prej pandemisë, dëshira është që të jetë një stadium plot.

Klubi Tirana ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF për hapjen e stadiumit “Air Albania” në 100 për qind të kapacitetit të tij. Skuadra bardheblu, duke marrë shkas nga ndeshja e Shqipërisë me Poloninë dhe uljen e rasteve të COVID-it, i ka kërkuar FSHF-së që të negociojë hapjen e stadiumit.

Nuk dihet ende nëse FSHF do të marrë përsipër negociatat për lejimin, apo përjashtimi e ndeshjeve të tilla, që ka kërkesë të madhe të tifozerisë nga komiteti i ekspertëve.

Sigurisht që një stadium i mbushur ka një tjetër impakt, si në aspektin e garës sportive, argëtimin dhe ndryshimin e të përditshmes së jetës sociale në kryeqytet dhe mbi të gjitha ka një përfitim të madh financiar. për klubet.

Aktualisht sipas ligjit dhe këshillimit të Komitetit të Ekpsertëve, ambientet sportive ku përfshihen stadiumet, janë të lejueshme që të zhvillojnë ndeshje me një kapacitet të reduktuar spektatorësh deri në 30%

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport derbi kampionati shqiptar partizani superiore tirana derbi kampionati shqiptar partizani superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...