Sport

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

19 Tetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të krijojë polemika”. Kështu shkruan gazeta katalane “Sport”, që i referohet një vizite në Paris të një prej numrave 10 më virtuozë në historinë e futbollit.

Ronnie do të jetë i ftuari special i Paris SG-së në ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve përballë Leipzigut. Nuk mund të kalojë pa u vënë re fakti që braziliani është edhe ambasador i Barcelonës dhe është klubi “blaugrana” që e paguan për këtë rol.

Për më tepër, Ronaldinho mirëpriti edhe transferimin e Messit në Paris, pavarësisht dhimbjes që shkaktoi  largimi i “yllit” argjentinas nga ekipi i jetës së tij.

“Është gëzim i madh të luash në këto dy klube dhe tani të shoh mikun tim që vesh këtë fanellë,” – ishte mesazhi i Ronaldinhos, kur Messi nënshkroi për PSG-në.

Ronaldinho spikati fillimisht te PSG, para se të shkonte në Barcelonë në vitin 2003 për 32 milionë euro. Në “Camp Nou” ai u shndërrua idhull. Nëse në Paris ai shënoi 25 gola dhe dha 17 asistime në 77 ndeshje, në Barcelonë ai e çoi futbollin e tij në nivelin tjetër: 94 gola 71 asistime në 207 ndeshje, pa harruar faktin që fitoi “Topin e Artë” (2005) dhe u zgjodh dy herë lojtari më i mirë i FIFA-s (2004 dhe 2005).

Braziliani ka shumë arsye për të pasur dashuri të veçantë për të dy klubet, por të qenit i punësuar te Barça e vë atë në një pozitë të vështirë …

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #championsleague messi psg ronaldinho #championsleague messi psg ronaldinho

Sondazh

Poll