Sport

Wanda Nara kishte punësuar dedektiv, ja mesazhet dhe si u zbulua tradhëtia e Icardit

19 Tetor 2021, 13:50 Nga DOSJA

PARIS-Gjatë orëve të fundit, një lajm i bujshëm ka ardhur nga çifti Mauro Icardi-Wanda Nara. Sipas disa thashethemeve, Wanda kishte punësuar një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e bashkëshortit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të piratonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.Sipas programit televiziv “Los angeles de la manana”, aktorja China Suarez i kishte shkruajtur sulmuesit. “Një ditë do të na duhet të dalim unë dhe ti, në një pjesë të botës ku askush nuk na njeh”, ka qenë përmbajtja.

Nga sa mësohet, dy të dashuruarit e konsideruan WhatsApp-in të pasigurt për të fshehur bisedat e tyre. Kështu që ata të dy preferuan të përdorin Telegramin në mënyrë që të mos zbuloheshin. Sidoqoftë, nuk ndihmoi pasi ata nuk arritën t’i shpëtonin zgjuarsisë së hetuesit privat të punësuar nga vetë Wanda Nara.

Prandaj, falë hakimit të celularit të Mauro Icardit, bisedat e këtij të fundit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe më pas u përhapën kudo. Një gaetare zbuloi gjithashtu se Wanda Nara tashmë ka paraqitur kërkesën për divorc. Këto ishin fjalët e saj:

“Wanda paraqiti kërkesën për divorc këtë mëngjes dhe ajo zemërohet çdo ditë. Ajo është në Milano me mikun e saj Kenny Palacios (parukieri i saj, ed) dhe dy vajzat e saj.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport icardi wanda nara icardi wanda nara

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...