Sport

Sonte, ‘magjia’ e Champions League: “The Reds” kërkojnë hakmarrje në Madrid…

19 Tetor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Sonte, ‘magjia’ e Champions League: “The Reds”

ZVICER – Luhen këtë mesjavë ndeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League. Bie në sy sfida mes Atletico Madrid dhe Liverpool në “Wanda Metropolitano” me skuadrën e “The Reds”, që vjen me dëshirën e revanshit pas eliminimit nga madrilenët në këtë kompeticion në vitin 2020.

Atletico Madrid në këtë sezon nuk duket në formën më optimale, ndërsa Liverpooli ngjall shumë frikë. Salah, Mane dhe Firmino duket se janë kthyer në treshen e sugjestionuese të 2 viteve më pare, kur Liverpooli dominoi Champions League. Liverpool ende nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka një mesatare prej 3 golash të shënuar për ndeshje.

Atletico Madrid ka pushuar më shumë se Liverpool, pasi nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga, për shkak të udhëtimit të gjatë të futbollistëve amerikano-latinë. 17 ditë ka qëndruar Atletico pa luajtur, sigurisht duke kryer stërvitje të përditshme, por është diçka që mund të peshojë te “Los Colchoneros”, duke parë formën që po shfaq Liverpool.

Ata që janë në “telashe” në këtë raund të Champions League, janë Milani dhe Interi që nuk duhet të gabojnë në sfidat e tyre të radhës. Skuadra e Piolit që ka humbur dy ndeshjet e para, do të përballet me Porton.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht në Portugali, për të mos humbur kontaktet me Liverpoolin dhe Atletico Madrid. Kuqezinjtë do të kenë disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, Theo Hernandezit dhe Brahim Diazit me Covid, iu është bashkuar edhe Rebic për ndrydhje në kavilje dhe Kessie i skualifikuar.

Skuadra tjetër e Milanos, Interi do të përballet me surprizën e grupit të tij, Sheriff Tiraspol, që është në krye me 6 pikë të plota. Sheriff vjen nga një vend që askush nuk e njeh, Tiraspoli është kryeqendra e rajonit autonom Transilvanisë dhe ishte në gjendje të turpëronte Realin e Madridit në “Bernabeu”, kështu që Interit i duhet të mos e nënvlerësojë këtë skuadër.

Sot në mbrëmje luhen edhe ndeshje të tjera siç është ajo mes Paris Saint Germainit dhe Leipzigut, Ajax dhe Borussia Dortmund, apo Shakhtarit dhe Realit të Madridit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “wanda metropolitano” atletico madrid atletico madrid dhe liverpool borussia dortmund champions league liverpooli paris saint-germainit “wanda metropolitano” atletico madrid atletico madrid dhe liverpool borussia dortmund champions league liverpooli paris saint-germainit

Sondazh

Poll