Sport

Tradhëtia e Icardit i hap rrugën rikthimit të tij tek Barcelona

19 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Tradhëtia e Icardit i hap rrugën rikthimit të tij tek Barcelona

FRANCE – Tradhëtia e Icardit dhe krisja e raportit me Wanda Narën duket se po shërben edhe për një shkëmbim të bujshëm merkatoje.

Leonardo është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka hapur negociatat me Barcelonën për një shkëmbim të mundshëm mes Mauro Icardit dhe Sergio Agueros, me këtë të fundit që iu bashkua katalanëve vetëm verën e kaluar.

Aguero zgjodhi Barcelonën vetëm prej Lionel Messit dhe tani do të ishte shumë i lumtur të ndiqte sërish mikun e tij te PSG-ja, ndërsa për Icardin do të ishte një shans i artë për t’u rikthyer në klubin ku edhe është rritur, pasi ka qenë pjesë e akademisë së katalanëve.

Për momentin Icardi i është bashkuar PSG-së në grumbullim për ndeshjen ndaj Leipzigut mbrëmjen e sotme, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të bisedojë sërish me drejtuesit, për të mundësuar një largim nga Parisi që në merkaton e janarit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #markato icardi psg wanda nara #markato icardi psg wanda nara

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...