Sport

Rikthehet Cassano: “Ronaldo nuk është as në 5-shen më të mirë, boll me teatër”

19 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Rikthehet Cassano: “Ronaldo nuk është as në 5-shen më

ITALI – Gjithmonë loja e futbollit do të shoqërohet me diskutime debate dhe kritika. Asnjëherë i gjithë ambienti nuk ka rënë dakord se cili është lojtari më i mirë.

Antonio Cassano, ish-futbollsiti italian i disa skuadrabe të Serisë A dhe jo vetëm, në kohën e tij konsiderohej talent i jashtëzakonshëm, u kthye në “Bobo TV”, ku lëshoi një nga deklaratat e tij tipike me zë të lartë. Këtë herë kishte zgjedhur Cristiano Ronaldon për shënjestër.

“Mjaft me këtë teatër! Cristiano Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit? Ai nuk është as ndër pesë të parët. Për mua, Messi, Pelé, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo “Fenomeni” janë në një nivel tjetër.”

Cassano foli edhe për blerjen e mundshme të Erling Haalandit nga Reali i Madridit:

“Ata më kanë thënë: kujdes, se Bayerni dëshiron të nënshkruajë me Haalandin! Pastaj, Madridi dëshiron edhe Lewandowskin për disa vjet. Do të kishte kuptim për mua,” – tha Cassano.

Por Vieri, organizatori i këtij debati, ishte kundër Cassanos:

“Epo, nga ana tjetër, edhe mua më kanë thënë se Haaland do të shkojë në Madrid me 100%. Kështu më thonë, por nuk e di nëse është e vërtetë.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #vieri cassano cr7 messi ronaldo #vieri cassano cr7 messi ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...