Politike

VD-25 prilli/Salianji kërkon mediat: Më duket vetja si në byronë e Partisë Komuniste

18 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
VD-25 prilli/Salianji kërkon mediat: Më duket vetja si në

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kërkuar që prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë edhe gazetarët.

I pranishëm në mbledhjen e parë që u bë dhe konstituimi i këtij Komisioni, Salianji tha se pa gazetarë, i duket sikur të ishin në byronë e Partisë Komuniste. Ai shtoi se kjo çështje ka sensibilitet të lartë dhe duhet prezenca e mediave.


“Më duket sikur jemi në byronë e Partisë Komuniste ku mediat largohen pas 5 minutash. Unë kërkoj që mediat të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës, pasi nuk ka mungesë hapësirash sidomos në këtë çështje që është me sensibilitet të lartë. Media duhet të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës,”- tha Salianji.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për 25 prillin, Bardhi kërkon largimin e Etjen Xhafajt

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj ervin salinji komisioni hetimor per 25 prillin zgjedhjet 25 prill 2021 enkelejd alibeaj ervin salinji komisioni hetimor per 25 prillin zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll