Politike

Basha pret në zyrë Gërvallën: Mbështesim shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Serbi

18 Tetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Basha pret në zyrë Gërvallën: Mbështesim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Mësohet se kjo e fundit, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë ka shkuar edhe në zyrën e kryedemorkatit Basha pas takimeve që pati me Presidentin Ilir Meta dhe homologen në Tiranë, Olta Xhaçka. Vetë Basha i shprehu Gërvallës urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë që i konsideroi një model e leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike raporton se Basha dhe Gërvalla ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog. Mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i parë që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale. Bazuar në zhvillimet e fundit, Basha ka shtuar se nisma e Novisadit është konceptuar si ‘makiazh i imazhit të Serbisë’, ndërsa Beogradi sipas tij nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Po ashtu, në takim u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike donika gërvalla donika gervalla ne tirane lulzim basha donika gërvalla donika gervalla ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll