Politike

Shifrat e EUROSTAT, Agalliu: Shqipëria po boshatiset, po ikin në Europë

18 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA

TIRANË- Sekretari i Grupit Parlamentar i PD-së Arbri Agalliu ka akuzuar Qeverinë se po nxit shqiptarët për tu larguar nga Shqipëria. Në një status në Facebook Agalliu tregon shifrat e EURISTAT për largimet masive të shqipëtarvëve drejt vendeve të BE-së për periudhën 2008-2020.

Agalli akuzon qeverinë se nuk ka asnjë stategji për ti mbajtur këtu shqiptarët, nuk ka strategji as për të përthithur investimet e tuaja në vednin tonë, të cilat do hapnin vende të reja pune. Qeveria nuk ka mbështetur as familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të largohen nga vendi, shkruan ai.

POSTIMI:

Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.
Po të shtojmë ata që janë pa leje qëndrimi, ata që janë azil kërkues, ata që kanë emigruar përtej BE, kjo shifër ëshë edhe më e madhe.
Shqipëria po boshatiset. Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë.
Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej.
Këto e shumë probleme të tjera shtynë këdo të largohet nga Shqipëria.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbi agalliu eurostat largimi i shqiptareve arbi agalliu eurostat largimi i shqiptareve

Sondazh

Poll