Politike

‘Foltorja për PD’ në Peshkopi, Berisha: Për një parti demokratike më të fortë

18 Tetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
‘Foltorja për PD’ në Peshkopi, Berisha: Për një

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar takimin e rradhës për ‘Foltorja për PD-në”, i cili do të zhvillohet në Peshkopi.

Në një status në Facebook, Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 17:00 ai do të mbajë foltoren e rradhës.

Postimi:

Ky është takimi i tetë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll