Politike

Ambasadori slloven Japelj: Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE

18 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Ambasadori slloven Japelj: Shqipëria është gati për hapjen e

KORÇË– Peter Japelj, ambasadori slloven në Shqipëri, në një deklaratë të bërë nga qyteti i Korçës u shpreh se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet që janë kërkuar. Japelj theksoi mbështetjen e Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen për vendin tonë, duke shtuar se problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë bërë shkak për pezullimin e Shqipërisë. Ai komentoi edhe samitin e 6 tetorit mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të cilin tha se dha mesazhin e fortë, që e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE.

“Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit, Merkel dhe Von der Leyen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të komplikuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria s’ka të bëjë fare me këtë çështje. Samiti ishte një sukses edhe pse ishte pak komplekse këtë vit. Deklaratat ishin të koordinuara midis 27 anëtarëve ndaj vështirësia kuptohet. Në fund fare ajo që ka rëndësi është që dolën të gjithë me një deklaratë të përbashkët. Kishte një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi në mbështetje dhe shohim që e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me ne, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e BE. Por kishte dhe mesazhe të tjera të rëndësishme për bashkëpunimin në vijueshmëri në kohët afatshkurta dhe afatgjata. Kishte thirrje të përbashkëta për investime në ekonomi, do të jenë biliona lek për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që do e bëjnë jetën e njerëzve këtu më të mirë“, tha ambasadori slloven.

I pyetur nëse negociatat me Shqipërinë mund të happen në muajin dhjetor, Japelj tha se nuk ka siguri nëse do të ketë apo jo një datë të caktuar për këtë.

“Nuk e di. Duhet të shohim. Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve” u shpreh ai.

Samiti i Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, u mbajt në Slloveni më 6 tetor të këtij viti. Takimi nuk pati asnjë rezultat për zgjerim dhe Merkel shuajti “shpresat” e caktimit të një date lidhur me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike hapja e negociatave peter japelj shqiperia ne be hapja e negociatave peter japelj shqiperia ne be

Sondazh

Poll