Politike

Lëkundjet e tërmetit në Lezhë, Peleshi: Nuk ka dëme materiale, jemi në gatishmëri

18 Tetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Lëkundjet e tërmetit në Lezhë, Peleshi: Nuk ka dëme

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi mbrëmjen e djeshme pas lëkundjeve të tërmetit me magnitudë prej 4.5 ballësh, që tronditën Lezhën, por u ndjenë dhe në Tiranë pak para mesnatë të dielën. Peleshi ka njoftuar se strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës, e se nuk janë regjistruar të lënduar apo dëme materiale.

REAGIMI:

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!

Mbrëmjen e djeshme u ndjenë lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Tiranë. Epiqendra ka qenë në Lezhë ku u ndjenë lëkundje tepër të forta me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lezhe niko peleshi termet ne lezhe lezhe niko peleshi termet ne lezhe

Sondazh

Poll