Politike

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtori i LVV në Shqipëri

18 Tetor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtori i LVV në Shqipëri

TIRANË– Boiken Abazi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Ai e ka bërë të ditur këtë vendim ditën e sotme në rrjetet sociale, ndërkohë që njofton se dorëheqjen e parevokueshme në datë 15 tetor. Ai shkruan se ky vendim ka ardhur si shkak i rezultateve që ka pasur në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit, mirëpo ky vendim erdhi pak me vonesë për shkak të situatës së krijuar në veri.

POSTIMI:

Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë.Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi lëvizja vetëvendosja albin kurti boiken abazi lëvizja vetëvendosja

Sondazh

Poll