Politike

Rama uron studentët: Angazhimi ynë i vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së arsimit

18 Tetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Rama uron studentët: Angazhimi ynë i vazhdueshëm për rritjen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik. Teksa uron çdo student dhe pegadog, Rama thotë se do të vijojë angazhimin për të rritur cilësinë e arsimit të lartë duke ndërkombëtarizuar universitetet.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES  dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë.

Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama viti i ri akademik 2021-2022 edi rama viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll