Politike

Meta takon zv.kryeministren e Kosovës:Jeni shembull në administrimin e zgjedhjeve

18 Tetor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Meta takon zv.kryeministren e Kosovës:Jeni shembull në administrimin e

TIRANË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë mirëpriti në një takim Zv.kryeministren dhe njëkohësishtë Ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. Gjatë takimit Meta nuk ka nguruar ta përgëzojë për punën që institucionet e Kosvës bëjnë, duke i cilësuar si shëmbull në gjithë rajonin për nxjerrjen dhe pranimin e rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Gjithashtu Meta ka theksuar se dy vendet duhet të punojnë më shumë së bashku për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane

POSTIMI I PLOTË:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Znj.Donika Gërvalla.Përgëzova institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet.Theksova nevojën që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.Të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.

(a.sh)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll