LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisioni për 25 prillin, 19 institucione dhe 24 zyrtarë japin llogari (Debatet)

18 Tetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Komisioni për 25 prillin, 19 institucione dhe 24 zyrtarë japin llogari

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot. I DREJTUAR NGA Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike, ky komision nisi sot punën për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit që Partia Demokratike i konsideron masakër zgjedhore. Për tre muaj, ky komision do të verifikojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fondeve të tërmetit tragjik të vititn 2019, legalizimet gjatë fushatës elektorale si dhe punësimet në administratë po gjatë kësaj periudhe kohore. Sot janë caktuar edhe dy përfaqësuesit për rregulloren. Nga ana e opozitës është caktuar Ervin Salianji kurse nga ana e mazhorancës, Nasip Naço. Mes debatesh u vendos që rregullorja të miratohet në mbledhjen e radhës të Komisionit, përcaktuar më 20 tetor, kur do të bëhet edhe emërimi i Sekretarit. Puna e Komisionit Hetimor do të përfundojë në datën 12 janar 2022.

Mbledhja e sotme nisi me debate që në prezantimin e draftit nga kryetari Alibeaj. Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ky draft kishte nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime që duheshin bërë dhe nuk mund të miratohej sot. Këto kritika, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i konsideroi tentative minimaliste për të gjetur alibi. Si përfundim Alibeaj u la dy ditë kohë dy anëtarëve të maxhorancës që të përpilonin një draft për ndryshimet në rregullore.

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se bazuar në ligjin përkatës asnjë prej anëtarëve zëvendësues nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe në asnjë mbledhje tjetër ku nuk është e nevojshme. Sipas Bardhit në total duhen 15 persona në mbledhje, ndërkohë që ishin 16 bashkë me anëtarin zëvendësues, Etjen Xhafaj. Pas Bardhit, e mori fjalën Alibeaj, i cili i dha të drejtë parafolësit. Ai e lejoi Xhafajn që të qëndronte në mbledhje por nuk i dha të drejtë të merrte pjesë në debate. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kërkuar që prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë edhe gazetarët.

Kreu i Komisionit Hetimor për 25 prillin, Enkelejd Alibeaj tha se do të kërkojnë informacione nga 19 institucione. Para të pranishmëve, ai shtoi se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse në mënyrë që të hetojnë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësojnë një masakër zgjedhore. Gjithashtu Alibeaj tha se shumë prej zyrtarëve të lartë shqiptarë do të thirren për të dëshmuar në këtë komision. Bëhet fjalë për vetë kryeministrin Edi Rama, zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe shumë ministra të tjerë. Të gjithë do të pyeten në seanca të ndryshme mbledhjesh të këtij komisioni, por datat nuk janë caktuar ende.

Zyrtarët që do të merren në pyetje:

Edi Rama- Kryeministër

Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture

Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë

Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit

Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Arben Kraja- Kreu i SPAK

Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme

Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit

Artan Lame – Kreu i Kadastrës

Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t

Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit

Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike

Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit

Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile

Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Adrian Çela – Administrator i OSHEE

Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare

Besnik  Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Erinda Ballanca – Avokati i Popullit

Armand Shkullaku – Gazetar

Andi Bushati – Gazetar

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LISTA/ 19 institucionet që do të japin llogari për zgjedhjet e 25 prillit

9 PIKAT/ PD: Ku u bazuam për ngritjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin

LISTA/ 24 zyrtarët, politikanët e gazetarët që dëshmojnë në Komisionin e 25 prillit

“Mos bëni gansterin”, debat i fortë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

25 PRILLI/ Komisioni Hetimor thërret Ramën, Ahmetajn e Veliajn, pyeten për zgjedhjet

“S’ta prish dot”, Alibeaj batuta me Gjylametin në mbledhjet

25 prilli/ Salianji kërkon mediat: Më duket vetja si në byronë e Partisë Komuniste

 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike blerina gjylameti enkelejd alibeaj ervin salianji gazment bardhi komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço blerina gjylameti enkelejd alibeaj ervin salianji gazment bardhi komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë