Bota

Me lule të bardha në duar! Boris Johnson viziton kishën ku u masakrua deputeti

17 Tetor 2021, 05:52 Nga DOSJA
Me lule të bardha në duar! Boris Johnson viziton kishën ku u

BRITANI– Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson vizitoi pasditën e djeshme kishën ku u vra David Amess i cili u godit me thikë gjatë takimit me disa qytetarë.

Boris u shoqërua nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel, departamenti qeveritar i të cilit është përgjegjës për policinë dhe përpjekjet kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Shefi i policisë së policisë në Essex Ben-Julian Harrington dhe kryetarja e Commons Lindsay Hoyle gjithashtu ishin të pranishëm duke mbajtur lule të bardha në duar.

Vrasja e deputetit ka tronditur vendin, ndërsa po bëhet thirrje për rishikim të masave të sigurisë për deputetët gjatë takimeve elektorale.

Amess, 69 vjeç dhe anëtar i Partisë Konservatore në pushtet të Johnson, vdiq pasi u godit me thikë disa herë rreth mesditës të së premtes në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Angli. Autori i dyshuar është shtetas britanik 25-vjeçar i identifikuar si Ali Harbi Ali.

BURIMI: CNN

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnosn britania e madhe david amess sir david amess boris johnosn britania e madhe david amess sir david amess

Sondazh

Poll