Bota

‘Është në humor të mirë’/ U shtrua me urgjencë, Bill Clinton lë sot spitalin

17 Tetor 2021, 05:44 Nga DOSJA
‘Është në humor të mirë’/ U shtrua me

SHBA– Presidenti i 42- të i SHBA, Bill Clinton qëndroi dhe mbrëmjen e djeshme në spital pas një infeksioni që pësoi në gjak i cili, sipas mjekëve të tij, nuk është i lidhur me koronavirusin. Ai do të dalë ditën e sotme nga spitali pasi gjendja e tij u përmirësua.

‘Ai do të qëndrojë në spital gjatë natës për të vazhduar marrjen e antibiotikëve intravenozë para se të dalë nga spitali të dielën” tha Angel Ourenia, duke theksuar se “të gjithë treguesit e shëndetit të tij po shkojnë mirë”.

Presidenti është në një “humor të mirë” , “kaloi kohë me familjen, po komunikon me miqtë, shikoi ndeshjet e ekipeve të futbollit amerikan”.- shtoi më tej mjekja e tij.

Bill Clinton është shtruar disa herë në spital, në 2004 iu nënshtrua një operacioni për shkak të arteries së bllokuar, ose në vitin 2010, kur iu nënshtrua angioplastikës.

Burimi: CNN

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bill clinton bill clinton ne spital clinton del nga spitali bill clinton bill clinton ne spital clinton del nga spitali

Sondazh

Poll