Bota

Kosovë-Serbi/ Escobar: I mbështesim të dy vendet, Evropa të shpejtojë Integrimin

16 Tetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Kosovë-Serbi/ Escobar: I mbështesim të dy vendet, Evropa të

MALI I ZI– Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një fjalimi të mbajtur në forumin ‘2BS’ në Budva të Malit të Zi, diplomati Escobar tha se SHBA-të kanë në duar mekanizma politikë dhe diplomatikë për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi partnerë të të dy qeverive dhe të mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku. Para së gjithash, unë nuk e shoh çështjen pro-serbe dhe pro-ruse si të njëjtën gjë. Ato forca politike pro-serbe në Mal të Zi duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i orientuar nga Perëndimi dhe të mbetet pjesë e NATO. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi një shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato palë që me të vërtetë po përpiqen t’i minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksione, si dhe izolimi diplomatik dhe politik,”- tha Escobar.

I pyetur nëse është një shenjë e keqe që vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk iu dha një dritë jeshile në Samitin e fundit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Escobar tha se Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve.

“Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë kohë e pritjes shumë e gjatë. Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve,”- tha Escobar.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni gabriel escobar gabriel escobar ne malin e zi integrimi i ballkanit perendimor gabriel escobar gabriel escobar ne malin e zi integrimi i ballkanit perendimor

Sondazh

Poll