Bota

Protestat në Beograd, Kurti: Ekstremistë, pakicë e papërfillshme

16 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Protestat në Beograd, Kurti: Ekstremistë, pakicë e

SHKODËR– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka konsideruar një pakicë të papërfillshme protestuesit që kanë dalë para ambasadës shqiptare në Beograd dhe kanë kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

I pranishëm në Shkodër ku u mbaj ndeshja mes Vllaznisë dhe Prishtinës e cila përfundoi me rezultatin 72-80, Kurti tha se ata nuk duan ta pranojnë realitetin.

“Ka në Kosove ekstremistë qe nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakice e papërfillshme ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe besoj se në përgjithesi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart,”- tha Kurti.

Serbët protestuan sot dhe kërkuan bojkotimin e zgjedhjeve. Para ambasadës shqiptare në Beograd, serbët shpërthyen në ofendime ndaj shqiptarëve dhe konsideruan Kosovën Serbi. 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti serbet protestojne zgjedhjet lokale ne kosove albin kurti serbet protestojne zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll