Bota

Albin Kurti: Njohja e Kosovës, alternativa për të zgjidhur konfliktin me Serbinë

16 Tetor 2021, 17:38 Nga DOSJA
Albin Kurti: Njohja e Kosovës, alternativa për të zgjidhur

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Serbinë. 

Mediat e Kosovës shkruajnë se Kurti e ka bërë këtë deklaratë gjatë një takimi në Prishtinë me delegacionin e eurodeputetëve.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke,”- ka thënë Kurti.

Në takim ishte edhe e pranishme me përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Në takim u diskutua edhe mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian e për procesin e liberalizimit të vizave.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi viola von cramon albin kurti dialogu kosove-serbi viola von cramon

Sondazh

Poll