Bota

Serbët protestojnë në Beograd, ofendojnë shqiptarët: Kosova, zemra jonë

16 Tetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Serbët protestojnë në Beograd, ofendojnë shqiptarët:

SERBI– Një grup personash, pjesë e të djathtës në Serbi janë grumbulluar dhe kanë protestuar përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj shqiptare në Beograd. REL shkruan se ata ishin rreth 40-50 persona që kërkuan të bojkotoheshin zgjedhjet lokale që pritet të mbahen nesër në Kosovë.

“Kosova është zemra e Serbisë,”- ulëriste turma në kor.

Sipas Radio Evropa e Lirë, ata kanë filluar të ofendojnë edhe shqiptarët. Kjo protestë ishte paralajmëruar nga Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”. Sipas Knezevic SHBA-të janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë. Do dalim në protestë,”- thoshte ai në deklaratë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni serbet protestojne zgjedhjet lokale ne kosove serbet protestojne zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll