Bota

Të kapur dorë për dore, 11 fëmijë mbyten në lumë në Indonezi

16 Tetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Të kapur dorë për dore, 11 fëmijë mbyten në

INDONEZI– Njëmbëdhjetë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë që pësuarn gjatë një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lumi në Indonezi. Mësohet se rreth 150 të rinj anëtarë të grupeve shkollore islamike, të moshave nga 13 deri 15 vjeç ishin nisur për një ekskursion në këtë zonë të lumit.

Një grup nga nxënësit është shkëputur prej tyre dhe ka dashur të kalojë në anën tjetër të lumit, por jo të gjithë ia dolën. Nga 21 nxënës, të kapur dorë për dore, në anën tjetër të lumit kaluan vetëm 10.

11 fëmijë humbën jetën për shkak të motit të keq e reshjeve të dendura që egërsuan lumin.  Autoritetet po hetojnë pasi me motin që ishte parashikuar, ata nxënës nuk duhet të ishin nisur në atë ekskursion.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota indonezi mbyten 11 femije mbyten 11 femije ne indonezi indonezi mbyten 11 femije mbyten 11 femije ne indonezi

Sondazh

Poll