Bota

VD- Ndeshja Vllazni-Prishtinë, Kurti nga Shkodra: Populli para politikës

16 Tetor 2021, 19:10 Nga DOSJA
VD- Ndeshja Vllazni-Prishtinë, Kurti nga Shkodra: Populli para

SHKODËR– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen për gjysmëfinalen e kupës Mbarëkombëtare Vllaznia – Sigal Prishtina. I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar në Kosovë dhe ministret e kabinetit qeveritar shqiptar, Evis Kushi dhe Edona Bilali. Kurti u ndal të fliste dhe për mediat nga Shkodra. Ai u prit me lule, ovacione dhe duartrokitje nga tifozët që ndodheshin në sallë. 

Ai tha se populli është para politikës dhe se mesazhi që po jep kjo ndeshje është më shumë se sa thjesht një lojë basketbolli. 

“Është shumë kënaqësi të jem sonte në Shkodër. Kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Sigalit të Prishtinës është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë dhe më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj se tek kjo fushë e bashkimit tonë, populli është para politikës kështu që ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e shqiptarëve,”- tha Kurti.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohet nesër, Kurti nuk preferoi të japë asnjë koment.

“Sot është ditë heshtje, nesër flasim,”- tha ai. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora sport albin kurti ndeshja vllaznia-prishtina shkoder albin kurti ndeshja vllaznia-prishtina shkoder

Sondazh

Poll