Bota

I veshur si polic, 32-vjeçari në Angli tenton të përdhunojë të miturën

16 Tetor 2021, 18:09 Nga DOSJA
I veshur si polic, 32-vjeçari në Angli tenton të

BRITANI E MADHE- Një 32-vjeçar i identifikuar si David Peter Young është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dhe abuzojë seksualisht me një 14-vjeçare.

BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur në Three Bridges, Crawley, West Sussex të Britanisë së Madhe. Mësohet se 32-vjeçari ishte veshur si efektiv policie dhe ka ruajtur të miturën deri në momentin që ajo ka dalë nga shkolla dhe e ka thirrur atë.

Duke e gënjyer me uniformën që mbante veshur, i riu e ka thirrur të miturën dhe e ka futur në një rrugicë ku ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

14-vjeçarja arriti të shpëtonte nga duart e abuzuaesit dhe e kallëzoi atë në polici. Kjo gjë bëri të mundur arrestimin e tij.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohet 32 vjeçari david peter young perdhunim ne angli arrestohet 32 vjeçari david peter young perdhunim ne angli

Sondazh

Poll