Bota

Grenell: Misioni i UNMIK në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve

16 Tetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Grenell: Misioni i UNMIK në Kosovë është humbje e taksave

KOSOVË– Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve. Në një postim në Tëitter, Grenell shton ky mission duhet të reformohet thellësisht ose të përmbyllet.

Sipas tij, tensionet në Veri të Kosovës dëshmuan se ky mision nuk duhet të jetë më i pranishëm në këtë vend. 

“Krerët e UNMIK-ut në Kosovë fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Ursula von der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Ndërkohë është UNMIK-u që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është humbje e taksave të paguara nga amerikanët dhe duhet të reformohet në mënyrë drastike ose të përmbyllet,”- shkruan Grenell në Twitter.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas fjalimit të shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili u shpreh në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB se mungesa e mirëkuptimit politik dhe komunikimit çon në rritjen e tensioneve.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni richard grenell umnik ne kosove richard grenell umnik ne kosove

Sondazh

Poll