Bota

Dhe në Greqi! Qytetari hidhet nga kati i 4-t për të shmangur flakët, e shpëton tenda

16 Tetor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Dhe në Greqi! Qytetari hidhet nga kati i 4-t për të shmangur

GREQI– Një qytetar është hedhur nga ballkoni për të shpëtuar pasi apartamenti ku jetonte është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kolonos. Mediat greke shkruajnë se burri që jetonte në katin e katërt ka marrë një çantë me gjërat më me vlerë dhe është varur në ballkonin e shtëpisë së tij, në mënyrë që flakët të mos e preknin.

Ndryshe nga rasti në Astir që përfundoi me vdekjen e 62-vjeçar Hava Osmënaj, qytetari në Greqi ishtem e fat sepse tenda e ballkonit të katit të tretë e ka shpëtuar. Përmes tendës, ai është ulur në shtëpinë e fqinjit që kisht një kat më poshtë.

 

 

A post shared by SKAI.gr (@skaigr)

24 zjarrfikës dhe 8 automjete bënë që zjarri tëshuhej. Kjo ngjarje përfundoi vetëm me dëme materiale. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni greqi hava osmënaj qytetari hidhet nga ballkoni zjarr ne astir greqi hava osmënaj qytetari hidhet nga ballkoni zjarr ne astir

Sondazh

Poll