Politike

Djegia e mandateve/Malltezi: Pse Lefter Koka po hedh vallen e Ramës

19 Shkurt 2019, 08:55 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/Malltezi: Pse Lefter Koka po hedh vallen e Ramës

Tiranë/Lefter Koka, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë kundër djegies së mandatit pas vendimit që mori dy partitë opozitare PD dhe LSI.(Lexo këtu)

Por për këtë ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit në PD, i cili është shprehur se Koka tashmë është bërë pjesë e aferrës së inceneratorëve dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Cfare halli i madh i ka zane?”, shprehet Malltezi. 

Një ditë më parë për gazetën Bulevard Koka u shpreh:  “Nuk kam motiv për të djegur mandatin”. 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve të deputetëve jamarbër malltezi lefter koka djegia e mandateve të deputetëve jamarbër malltezi lefter koka

Sondazh

Poll