Politike

“Ky Juventusi s’durohet më”, Vasili i përgjigjet Ramës: Shpirtin tek hajdutllëqet e ke

18 Shkurt 2019, 20:12 Nga DOSJA
“Ky Juventusi s’durohet më”, Vasili i përgjigjet

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se “Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin që vodhi kampionatin”. 

Ndërsa i rikujton Ramës se Juventusi pasi u kap me trukim ndeshjes dhe blerje arbitrash ra nga kategoria, shkruan se Rama e ka shpirtin tek hajdutllëqet.  

“Po ky shpirtin tek hajdutllëqet e ka, ndaj edhe shembujt me hajdutllëqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin”, – shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin.

Po ç’eshte ky idiot kryeminister!

Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zune qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash,e bene shembull ja hoqen kampionatin dhe e cuan ne serine B.

Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka, ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin.

Pak më parë, kryeministri Rama e krahasoi opozitën me skuadrat që ndodhen paj Juventusit në Seria A. Ai tha se sipas kësaj logjike, skuadrat pas Juventusit duhet të djegin fanellat e të lënë kampionatin. (Lexo dhe këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama juventusi petrit vasili djegia e mandateve te opozites edi rama juventusi petrit vasili

Sondazh

Poll