Politike

“Biznesmenit i kërkuan 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi në Kombinat”, Kokëdhima tregon çfarë i tha Bashkia (V

19 Shkurt 2019, 07:05 Nga DOSJA
“Biznesmenit i kërkuan 20 mijë dollarë për një

Tiranë/Mbërmjen e djeshme kreu i “Lëvizjes Zgjidhje”, Koço Kokëdhima në një intervistë për emisionin “A Show” të Adi Krastës tregoi një rast për mënyrën e dhënise së lejeve të ndërtimit në Tiranë. Kokëdhima u shpreh se në fakt këtë rast ia kishte thënë Preç Zogaj

Kokëdhima u shpreh se Zogaj i kishte thënë që një bizesmeni ndërtues në Tiranë Bashkia i kishte kërkuar 20 mijë euro për një leje ndërtimi në Kombinat. 

Ai ka treguar më tek se këtë çështje e bëri problem por nga Bashkia e Tiranës i kishin thënë se do ishte një keqkuptim. 

“Preç Zogaj më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë shumë i nderuar, një ndërtues i kishte thënë që në Bashkinë e Tiranës  i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku andej nga zona e Kombinatit. Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Edi Rama dhe Blendi Gonxhe. U kam thënë: Si ka mundësi në Bashkinë e Tiranës ju këtij njeriu, i keni kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi? Nuk e mbaj mend në çfarë viti ka qenë. Më thanë se duhet të jetë ndonjë keqkuptim.  Blendi Gonxhe më tha se duhet të jetë ndonjë keqkuptim. Dhe ashtu doli vërtet sepse biznesmeni u tërhoq, ai tha se mua nuk më ka kërkuar njeri para në Bashkinë e Tiranës”, tregoi Kokëdhima.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi gonxhe koço kokëdhima leje ndërtimi 20 mijë euro preç zogaj blendi gonxhe koço kokëdhima leje ndërtimi 20 mijë euro preç zogaj

Sondazh

Poll