Politike

Djegia e mandateve, media amerikane jehonë vendimit të opozitës

19 Shkurt 2019, 07:35 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, media amerikane jehonë vendimit të opozitës

TIRANË- Partia Demokratike, LSI dhe të gjitha forcat aleate të opozitës kanë marrë ditën e djeshme vendimin drastik të djegies së mandateve. Pas propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha,  të dielën të gjithë deputetët opozitar kanë pranuar që mandatet e tyre t’i djegin.

Ky lajm ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, pasi media ndërkombëtare FOXNEWS ka raportuar vendimin që ka marrë opozita.

FOXNEWS shkruan se djegia e mandateve ka ardhur si pasojë e lidhjes së Parlamentit me korrupsionin dhe mungesës së efikasitetit të qeverisë.

“Basha kërkoi që të ketë një qeveri tranzitore dhe të kishte zgjedhje të parakohëshme”, shkruhet më tej në artikull.

Ndër të tjera prestigjiozja amerikane shkruan se opozita ka planifikuar që të enjten të mos shkojë në Kuvend, por të mblidhet jashtë tij.

“Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhje të votave duke anashkaluar drejtësinë dhe sistemin gjyqësor” – thuhet në shkrim.

FOXNEWS citon edhe zv.kryeministrin Erion Braçe që e quajti këtë një “lëvizje të parëndësishme”. Sipas Braçes, demokratët me këtë veprim kanë treguar se janë kundër Reformës në Drejtësi.

Propozimi për djegien e mandateve u bë në Lulzim Basha, i cili një ditë pas protestës së opozitës tha se  PD do t’i bashkohet popullit. Pas propozimit të Bashës ka pasur një sërë zhvillimesh brenda opozitës dhe pas takimeve me aleatët është vendosur që të të shkojnë drejt djegies së mandateve, për të treguar se mandatet nuk janë të tyret, por të popullit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve propozimi i bashes shkrimi i foxnews vendimi i opozites zgjedhje te parakoheshme djegia e mandateve propozimi i bashes shkrimi i foxnews vendimi i opozites zgjedhje te parakoheshme

Sondazh

Poll