Politike

Salianji i përgjigjet Ramës: Juvja kur bleu ndeshjet ra nga kategoria

18 Shkurt 2019, 19:49 Nga DOSJA
Salianji i përgjigjet Ramës: Juvja kur bleu ndeshjet ra nga kategoria

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Ervin Salianji, i kujton Ramës, se Juventusi kur u kap me trukim dhe blerjen ndeshjes ra në serinë B. Sipas Salianjit, politika nuk është çështje topi.

“Politika nuk është çështje topi!Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat!

Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan ai.

Pak më parë, Kryeministri Edi Rama krahasoi opozitën me skuadrat e Sieria A që ndodhen pas Juventusit, ndërsa u shpreh se ata që janë pas Juves të djegin fanellat. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama ervin salianji juventus rënie nga kategoria djegia e mandateve te opozites edi rama ervin salianji juventus rënie nga kategoria

Sondazh

Poll