Politike

“A do i rikthehesh politikës?” Çfarë thotë Jozefina Topalli

19 Shkurt 2019, 07:51 Nga DOSJA
“A do i rikthehesh politikës?” Çfarë thotë

Tiranë/Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka folur së fundmi nëse do ti rikthehet apo jo politikës. 

E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ajo u shpreh se  i ndjek gjatë gjithë kohës zhvillimet politike në vend, megjithatë ajo u shpreh se nuk e di nëse do të rikthehet apo jo në politikë.

“Unë do të gënjeja po të thoja që nuk e ndjek politikën, e ndjek në çdo moment. Do doja shumë që të ishte ndryshe, do doja shumë që të bënte kujdes për këta fëmijë dhe për prindërit e këtyre fëmijëve, të ishte më e vëmendshme. E kam për të gjithë fëmijët, nuk bëj diferenca.

Do kisha dashur që të ishte më me dashuri dhe më normale. Nuk e di a do të kthehem… por është si një lloj droge, unë e ndjek në çdo moment. Shpesh mërzitem, shpesh mendoj se gjërat duhen ndryshuar tërësisht. Ndonjëherë mendoj që ky vend nuk bëhet, por pastaj them përse nuk bëhet, ky vend bëhet që ç’ke me të, mjafton që ta duash”, u shpreh ajo. 

Topalli ishte një ndër deputetët e PD-së që Lulzim Basha nuk i bëri pjesë të listave në zgjedhjet 2017.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jozefina topalli politika në vend jozefina topalli politika në vend

Sondazh

Poll