Politike

Mbyllja e bashkisë/ Grupi i Këshilltarëvë Socialistë: Projketbuxheti u miratua, Kryebashkiaku Spahiu se vulosi

19 Shkurt 2019, 07:12 Nga DOSJA
Mbyllja e bashkisë/ Grupi i Këshilltarëvë Socialistë:

Menjëherë Pas deklaratës së kreut të bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu lidhur me mosmiratimin e projektbuxhetit për vitin 2019,(Lexo këtu) ka ardhur edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të bashkisë së Skraparit. Ata pretendojnë së Këshilli Bashkiak Skrapar ka marrë në shqyrtim projektbuxhetin për vitin 2019 më datën 14.12.2018 dhe me 10 vota Pro ka miratuar projektbuxhetin me 4 ndryshime.

Grupi i Këshillatëve pohon se buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI. Vendime, këto të cilat do të merrenin konfirmim për bazueshmëri ligjore nga institucioni i Prefektit të Beratit.

Këshilli Bashkiak nuk ka marrë asnjë vendim për të mbyllur çerdhe, kopshte apo shërbime të tjera apo për të pakësuar numrin e personelit arsimor në to, pasi këto janë funksione të deleguara dhe nuk i cenon dot askush ligjërisht.

Në një deklaratë për mediet ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë Skrapar u shpreh se në Skrapar janë mbyllur çerdhe, konvikti i nxënësve, Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe dhe Shërbimin e Pastrimit. Kjo situate, sipas tij ka ardhur si pasojë e bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia skrapar bllokimi i buxhetit skrapar grupi i keshilltareve socialiste nesim spahiu bashkia skrapar bllokimi i buxhetit skrapar grupi i keshilltareve socialiste nesim spahiu

Sondazh

Poll