Politike

“Volla gjithë natën nga gazi lotsjellës”, habit Kryemadhi: E meritova

18 Shkurt 2019, 22:01 Nga DOSJA
“Volla gjithë natën nga gazi lotsjellës”, habit

“Unë kam vjellë të shtunën gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët”, tha Kryemadhi.

E ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, Kryemadhi u shpreh se pavarësisht kësaj, ajo e meriton gazin lotsjellës, për shkak se në vitin 2013 i kishte dhënë dorën Ramës.

“Unë e meritoja atë gazin lotsjellës. Atë gazin helmues që i dhashë dorën në 2013-ën, Edi Ramës. Dhe për këtë po paguaj. Për këtë arsye, unë e djeg mandatin më shumë dhe jam e bindur më shumë për këtë gjë sepse shqiptarët duhet të shikojnë një veprim që unë e kam seriozisht me Edi Ramën dhe nuk e kam lojë politike”, u shpreh e penduar Kryemadhi.

Ditën e sotme, Lëvizja Socialiste për Integrim, mori vendimin për të djegur mandatet e deputetëve, si rruga e vetma për të rikthyer ligjshmërinë e zgjedhjeve, që sipas saj janë vjedhur e blerë nga kryeministri Edi Rama dhe bandat e tij. (Lexo dhe këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi protesta e 16 shkurtit djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi protesta e 16 shkurtit

Sondazh

Poll