Sport

Ikën nga grumbullimi i Kombëtares, në Spanjë del pozitiv me Covid

15 Tetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Ikën nga grumbullimi i Kombëtares, në Spanjë del pozitiv me

SPANJE – Edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Ivan Balliu, është infektuar me COVID-19, ky është lajmi që raportohet nga Spanja sipas “jornadaperfecta”. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë, pikërishtë atë takim, ku u infektuan Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula.

Në fillim u raportua për një dëmtim të tijin, por me të mbërritur në Spanjë, në testin e kryer, ka rezultuar pozitiv dhe që nuk do të jetë në dispozicion të Rayo Vallecano deri në negativizimin e tij.

Balliu luajti disa minuta me Kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë, ndërkohë që tani shpreson të paktën të jetë përballë Real Betis.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #ivanballiu football futboll kombetarja rayo vallecano #ivanballiu football futboll kombetarja rayo vallecano

Sondazh

Poll