Sport

Mbappe nuk tërhiqet: “Do të veshë fanellën e Realit…”

15 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Mbappe nuk tërhiqet: “Do të veshë fanellën e

SPANJE – Edhe pse ka diçka më tepër se një muaj nga mbyllja e merkatos së verës, ku kryefjalla ishte lëvizja e yllit francez Kylian Mbappe te Reali i Madridit, kjo çështje nuk ka ndërmend të ndalojë. Janë pikërisht mediat spanjolle që e mbajnë gjallë tratativën. Sot e përditshmja “AS” thekson se ai dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit.

Sipas burimeve të sigurta që i referohet “AS”, Mbappe nuk do të tërhiqet nga ëndërra për të luajtur në “Santiago Bernabeu” me fanellën e Real Madridit.

“Mbappé ka marrë një vendim tashmë dhe paratë nuk janë të rëndësishme për të. Ai nuk do të rinovojë me PSG edhe për të gjithë arin e botës.

Ai ka vendosur prej kohësh dhe nuk do ta ndërrojë mendjen. Sulmuesi francez dëshiron të triumfojë në Madrid dhe do të ketë sukses. Ai vetëm duhet të presë deri më 30 qershor për ta bërë ëndërrën e tij realitet,” – thotë burimi i informacionit për “AS”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #football #futboll #realmadrid france mbappe merkato paris psg #football #futboll #realmadrid france mbappe merkato paris psg

Sondazh

Poll